Basha: Të shtunën, bashkimi më i madh i shqiptarëve

16/02/2017 00:00

Në prag të protestës së 18 shkurtit, Lulzim Basha takoi banorë të njësisë numër 4 në Tiranë për t’i bërë pjesë të protestës. Kreu i opozitës foli për përmasat të atij që e cilësoi një bashkim të të gjithë shqiptarëve.

“Do të jetë një bashkim jo thjeshtë në përgjigjje të opozitës, të PD apo të Lulzim Bashës, por në përgjigjje të halleve dhe problemeve të jashtëzakonshme që kanë kapluar çdo familje shqiptare. Këtë bashkim të madh qytetar, më të madhin ndonjëherë, që do të ndodhë të shtunën në orën 12:00 këtu në Tiranë, unë e marr si shenjë të madhe përgjegjësie dhe së bashku me qytetarët shqiptarë, së bashku me këtë bashkim të madh popullor, ne do të marrim të shtunën një vendim shumë të madh për të nesërmen, për të ardhmen e çdo shqiptari”, deklaroi kreu i PD.

Bashkë me qytetarët, Basha thotë se kërkon të diktojë një vendim për të mbrojtur zgjedhjet e ardhshme të qershorit.

“Ju garantoj se së bashku do të marrim një vendim që do të hyjë në histori si një nga vendimet më të mëdha të popullit shqiptar për t’u hapur rrugën zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme ta kthejmë qeverisjen tek zotërit e vet, që janë qytetarët shqiptarë”, deklaroi Basha.

Top Channel