Turistë “kundër” kufirit

13/02/2017 00:00

Përmirësimi i kushteve meterologjike ka bërë që në Pikën e Kalimit Kufitar në Morin të Kukësit të shtohet fluksi i shqiptarëve të Kosovës të cilët duket se shfrytëzojnë çdo ditë më diell për të vizituar qytetet e ndryshme të Shqipërisë.

Gjatë fundjavës, qindra shqiptarë të Kosovës kanë kaluar kufirin ndërkohë që Policia e Kufirit dhe Migracionit ka shtuar sportelet e përpunimit të dokumentacionit si dhe personelin, në mënyrë që të mos krijohen pengesa.

Vetë kalimtaret kërkojnë që kufiri të mbetet imagjinar, pasi mes shqiptarëve nuk duhet të mbeten më hije nga e kaluara.

Gjatë fundjavës më shumë se 2 mijë persona kanë hyrë në territorin tonë nga Kosova përmes kësaj pike kufitare ndërkohë, për dy javët e fundit numri i tyre shkon në 13 mijë e 500 persona.

Top Channel