Grabitja në Rinas, arrest me burg për rojet e sigurisë private

12/02/2017 11:05

Gjykata la në burg punonjësit e policisë private të cilët u arrestuan pas grabitjes së disa milionë eurove në rrugën drejt Rinasit.

Në burg janë lënë Gentjan Dedja, Endri Daçi, Përparim Logu, Xhemil Metaj, Dashamir Balla dhe Fatmir Gabi, drejtues teknik i kompanisë “Jaguar Security”. Sipas prokurorisë, ata janë përgjegjës për lejimin e grabitjes së parave në një kohë kur kamerat e mjeteve dhe pajisjet GPS të gjurmimit nuk kanë qenë në funksionim.

Të gjithë policët akuzohen për shpërdorim detyre. Ndërkohë, policia po vazhdon kërkimet për personat që sulmuan me armë dhe maska dy mjetet që po bënin transportin e parave nga një bankë në drejtim të aeroportit të Rinasit.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel