Sanremo, Ermal Meta fiton konkursin e “cover”-ave

10/02/2017 00:00

Festivali i Sanremos kurorëzoi fituesin e parë dhe ai është shqiptari Ermal Meta. Gjatë mbrëmjes kushtuar riinterpretimeve të këngëve të njohura të së kaluarës, kantautori me origjinë shqiptare, la pas 15 zëra të njohur të muzikës së lehtë italiane.

Kënga e Domenico Modunjos “Amara terra mia” mbërriti në skenën e festivalit në një interpretim mahnitës, që u prit me ovacione nga publiku, ndërsa në sallën e shtypit kritikët dhe gazetarët nuk kursyen brohoritjet dhe duartrokitjet.

Ermal Meta shpalosi mbrëmë një profil të ri të tij. Brenda këngës arriti të përdorë dy zëra, një gjetje shumë interesante dhe e guximshme.

Që në hapje të festivalit, kantautori shqiptar konsiderohet si një nga fituesit e mundshëm me këngën ë tij tij “Vietato Morire” (E ndaluar të vdeshësh), që trajton temën e dhunës në familje. Përveçse për këngët që shkruan dhe interpreton vetë, Ermal Meta është shumë i vlerësuar vitet e fundit si kompozitor.

Përveç këngëve, në krijimet e tij kanë nisur të zenë vend edhe muzikat e filmave.

Top Channel