Sekuestrohet 1 ton hashash, kapet gomonia

09/02/2017 00:00

Gjatë një tjetër operacion të përbashkët antidrogë mes policisë shqiptare dhe asaj Italiane u ndalua një gomone me 1 ton lëndë narkotike e lloji kanabis sativa.

Gomonia, rreth 8 metra e gjatë, drejtohej nga dy shqiptarët me inicialet A.Dh. vjeç 51 dhe E. A. vjeç 25, të cilët u ndaluan dhe u arrestuan nga Reparti Operativ Aerodetar i “Guardia di Finanza” i Barit me mbështetjen e një  avioni të agjencisë  europiane për sigurimin e kufijve “Frontex”, e cila ishte sinjalizuar nga policia shqiptare.

Vazhdojnë hetimet në Shqipëri dhe Itali për kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

Top Channel