Babai i të ndjerit: Dosja, ende në Prokurori

09/02/2017 00:00

Ka kaluar një vit nga ai denoncim publik dhe ende Prokuroria e Elbasanit nuk ka marrë një vendim. Babai i viktimës ankohet sërish në emisionin “Fiks Fare”.

“Po ankohem sërish në ‘Fiks Fare’ se çështja e djalit tim vazhdon të mbetet pezull. Shkoj në Prokurori dhe nuk më fusin brenda. Kam shkuar te zyra e Krimit Ekonomik sepse kam fëmijët pa bukë. Kush mban përgjegjësi? Të gjitha institucionet thonë se presin vendimin e Prokurorisë”, thotë Sabri Tanushi.

Dikush nga Librazhdi ka ardhur dhe i ka thënë që të bëjë një deklaratë për një kompani tjetër, sikur djali i tij punon te dikush tjetër. Pronari i madh i ka kërkuar që të deklarojë se djali i tij nuk ka punuar tek ai, madje kërkonte të bënte një deklaratë te noteri dhe t’ia çojë vet Prokurorisë.

“Më vjen tani një Ben Koçi nga Librazhdi dhe më kërkon një deklaratë, që djali im s’ka qenë në firmën e atij dhe më thotë që do të më ndihmojë”, thotë Sabri Tanushi. Ky i fundit kërkon ndihmën e “Fiksit” për zbardhjen e së vërtetës.

Top Channel