Edicioni i 6 i festivalit të muzikës i dhomës “Differnet Trains” do të marrë udhë mbrëmjen e 9 shkurtit. Për pianisten Merita Rexha, në CV-në e së cilës të shumta janë pjesëmarrjet në evente të këtij lloji, kjo është hera e pare që tingujt e saj të pianos do të bashkohen me flautin, violinën e këtë eveniment muzikor.

“E mora me shumë kënaqësi ftesën. Instrumenti i flautit hyn për herë të parë në festivalin e “Differnet Trains”, se deri tani ka pasur vetëm harqe dhe piano”, shprehet Merita Rexha.

Ashtu si për çdo vit, për organizatorin e këtij festivali është e rëndësishme që t’ia dalë të sjellë në Shqipëri emrat më në zë të muzikës për të sjellë për publikun shqiptar muzike të mirë dhome. Dhe për t’ia dalë synimit këtë vit “Differnet Trains” do të vijë në disa sezone.

“Ishte një vullnet i përgjithshëm që të zgjerohej pak në kohë, është menduar pak në formë sezoni. Është pak vështirë sepse muzikantët janë shumë të zgjedhur dhe vijnë nga vende të ndryshme dhe duhet të jenë në të njëjtën kohë në Shqipëri dhe kjo është pak e vështirë për angazhimet e tyre. Do të jetë një minisezon në shkurt. Të katërta javët do të kenë nga një koncert me artistë të ndryshëm. E njëjta gjë do të ndodhë edhe në maj. Në muajin tetor do të ketë vetëm një koncert përmbyllës të festivalit”, shprehet Vlorent Xhafaj, organizator.

“Një lloj udhëtimi është edhe për ne kur vijmë së bashku. Ata ndoshta e kanë rrugën më të gjatë, ne më të shkurtër, por bashkohemi i këtyre kulturave është shumë kurioze për mua, por besoj edhe publikun. Ai është në kombësi të ndryshme, nga kultura të ndryshme, por luajmë në një gjuhë të përbashkët, që është ajo muzikore”, shprehet Merita Rexha.

“Different Trains” nis mbrëmjen e së enjtes në katedralen e Kishës Ortodokse për të vijuar edhe me 3 mbrëmje të tjera përgjatë muajt shkurt.

Top Channel