Berati mes qyteteve më të preferuara nga japonezët

08/02/2017 00:00

Japonezët shquhen si turistë të rafinuar, që e kanë të vështirë të kënaqen me pak dhe për këtë arsye, agjencitë vendase të turizmit përpiqen vazhdimisht që të japin këshillat më të mira.

E tillë është edhe ajo e Shoqatës Japoneze të Turizmit (JATA), e cila ka ndërtuar një listë me 30 qytetete dhe vende që duhet të vizitohen në Europë.

Mes këtyre qyteteve është edhe qyteti i “një mbi një dritareve”, Berati. Rënditja ka zënë vend në prestigjozen britanike “The Telegraph”, që e përshkruan kështu qytetin shqiptar:

“Mangalemi, lagjja e vjetër e qytetit të Beratit, qëndron në krah të Lumit Osum dhe është një nga zonat e mbrojtura nga UNESCO. Në Mesjetë, ishte një fortesë e Perandorisë Bizantine, që dëshmohet edhe nga Kalaja e qytetit”.

FOTO GALERI
1/30
1- Kilkenny, Irlande

Top Channel