Një nga liqenet më të mëdha të Belshit, ai i Seferanit, është bërë pjesë e projektit të rikualifimit urban, i cili synon zhvillimin e kësaj zone.

Përreth liqenit është ndërtuar një pistë për biçikleta dhe një amfiteatër, ndërsa për herë të parë ka marrë nismë edhe “Festivali i Ushqimit” me prodhime tradicionale të zonës.

Projekti për rikualifikimin e Liqenit të Seferanit ishte një bashkëpunim mes Bashkisë së Belshit, USAID dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.
 
“U mendua që kjo rrugë, që është një rrugë për biçikleta, që ka për të lidhur disa punishte që përpunojnë vajin, ta kthejnë këtë në një qendër turistike. Ne kemi kuptuar gjithë së bashku, që kemi disa gjëra për të zhvilluar Shqipërinë dhe Shqipërinë mund ta zhvillojmë përmes mbështetjes për bujqësinë dhe për turizimin”, tha ministrja e Ekonomisë,

Banorët e zonës shprehen optimistë se ky investim do të sjellë zhvillim.

Zona e Dumresë në gjithë këto vite nuk ka parë asnjë investim në drejtim të zhvillimin të turizmit edhe pse është e pasur me 83 liqene karstike.

Ky është investimi i dytë i rëndësishëm pas atij për qendrën e qytetit, e cila pritet të shndërrojë krejtësisht këtë zonë.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel