“Mendohu Xhakomino”, premiera e parë për këtë vit në Teatrin e Metropolit ka kaluar nëpërmjet disa sfidave. Protagonisti në të, aktori i mirënjohur Robert Ndrenika, është i pamundur nga ana shëndetësore dhe premiera është shtyrë me një jave, për t’u vënë në skenë në 8 shkurt.

“Për një Robert Ndrenika edhe nëse themi është Robert Ndrenika dhe është edhe “Mendohu Xhakomino” dhe është edhe vepra jonë. Pra, ne nuk kemi asnjë keqdashje, apo hatërmbetje nëse do të thuhej edhe kjo fjalë”, shprehet Milto Kutali, regjisor.

Vepra e shkruar në 1917 nga Luixhi Pirandelo i ka ca fije ngjashmërie me aktualitetin shqiptar.

“Lërini njerëzit të mendojnë në mënyrë të lirë, të marrin vetë vendimet për jetën e tyre ose më e pakta të heshtim”, thotë Kutali.

Kriza e identitetit apo ajo ekzistenciale, humanizmi njerëzor, përballjet, por sidomos familja janë elementë që “Mendohu Xhakomino” i trajton.

“Të gjithë duhet të kontribuojmë që të ruajmë familjen, të shëndoshim familjen që të kemi mundësinë të kontribuojmë për një shoqëri të shëndetshme”, shprehet Milto Kutali.

Profesor Toti, nën interpretimin e Robert Ndrenikës, ndonësë një burrë mbi të 70 është ai që ndodhet një hap para me mentalitetin e tij në një shoqëri të ngurtë dhe kompleksuar.

Individi dhe mbrojtja e tij është thelbësore në shoqëri të tilla, jo shumë larg nga ajo që ne përfaqësojmë.

Vepra e njohur e nobelistit e shqipëruar nga mjeshteri Amikl Kasoruho do të vijë premierë absolute në Teatrin e Metropolit nën interpretimin e Robert Ndrenika, Amri Hasanlliu, Paola Kodra, Arben Derhemi, Marjana Kondi, Klodjana Keco, Redjan Mulla, Alert Çeloaliaj, Merita Dabulla.

Top Channel