Disney ka prezantuar trailerin e përshtatjes kinematografike të animacionit klasik, “E bukura dhe Bisha”.

Sekuencat e shkëputura tregojnë më shumë aksion, momente muzikore e rikrijime shumëngjyreshe të skenave simbol të filmit.

Aty përfshihet gjithashtu kënga e famshme e filmit të animuar, këtë herë e kënduar nga yjet e muzikës pop, Ariana Grande dhe John Legend.

Regjisor është fituesi i Çmimit Oskar, Bill Condon, ndërsa roli i bukuroshes Bella i është besuar aktores Emma Watson.

Princi i shndërruar në një Bishë interpretohet nga Dan Stevens. Pjesë e kastit janë gjithashtu Luke Evans, Ewan McGregor, Stanley Tucci dhe Emma Thompson.

“E bukura dhe bisha” do të fillojë të shfaqet në kinema nga 17 marsi.

Top Channel