Një përrallë e padëgjuar e Mark Twain

23/01/2017 00:00

Një dorëshkrim prej 16 faqesh e një përralle që i është rrëfyer vajzës së Mark Twain do të publikohet këtë vit, në 150 vjetorin e librit të parë të autorit, Huckleberry Finn.

Përralla është bazuar në një shkrim me dorë të Twain, një histori që ia tregonte netëve para gjumit vajzës së tij në Paris më 1897. Në këtë histori, një djalë i ri i cili fliste me kafshët rekrutonte disa krijesa për ta ndihmuar të shpëtonte princin e rrëmbyer.

Historia është kompletuar dhe ilustruar nga Philip dhe Erin Stead. Publikuesi thotë se përralla përmban temën e bamirësisë, mirësisë dhe trimërisë përballë tiranisë, me një satirë të lehtë dhe patos.

Një student gjeti historinë në 2011 mes materialeve arkivore kur vizitoi “Mark Twain Papers and Project” në universitetin e Kalifornisë. Megjithatë Twain i ka rrëfyer të bijës një sërë përrallash para gjumit, dhe mendohet se kjo është e vetmja që është regjistruar.

“Të publikosh një histori të re të Twain është një ngjarje letrare e pabesueshme. Kur pata rastin për herë të parë të lexoja këtë histori të papublikuar, nuk më besohej se çfarë po mbaja”, thotë për “The Guardian”, Frances Gilbert, drejtori u publikimeve në Random House Books për lexuesit e vegjël, i cili ka redaktuar librin.

Top Channel