Teatri Kombëtar është përmendur shpesh për kushtet jot e mira dhe mungesën në infrastrukturë si për aktorët ashtu edhe për publikun, që vuan mungesën sidomos të ngrohjes.

Kësaj shtuar edhe faktin që temperaturat e ulëta të fillim janarit në Tiranë kanë qënë si rrallë ndonjëherë.

Shfaqja “Opera për 3 grosh”, është shtyrë përgjatë javëve të para të janarit, duke sjellë edhe një ngjeshje të kalendarit artistik.

Por përgjatë shkurtit ishte planifikuar të vinte si premierë e parë për këtë vit kryevepra shekspirjane “Makbeth”.

Teatri Kombëtar ka lajmëruar se në marrëveshje me regjisorin dhe stafin artistik ka bere shtyrjen e kësaj shfaqje. Periudha kohore per premierën e “Makbeth” do te percaktohet nga bordi artistik në mbledhjen e tij të radhës.

Ka ndodhur që shfaqet në skenën kombëtare të Teatrit megjithatë të ndërpriten rëndom kur janë në kulm të audiencës së tyre, por edhe për këtë arsyeja i është vënë pikërisht kushteve jo të mira në të cilat punohet.

Top Channel