Xhirimet e “Delegacionit”

17/01/2017 00:00

Në tetor 1990, disa të burgosur politikë ndjekin me interes në televizion mbërritjen e një delegacioni evropian për të parë nga afër reformat demokratike që ka marrë qeveria e Tiranës, si kusht kryesor për t’u futur Shqipëria në KSBE (sot OSBE).

Kryesues është zoti Loherin, që i vetmi njeri i besuar për të është miku i shkollës në Pragë, Leo, i gjendur brenda këtij burgu. Rreth kësaj zhvillohet “Delegacioni”, filmi i nisur nga i ndjeri Artan Minarolli vijon rrugën tashmë nga regjisori Bujar Alimani.

Sinkron Bujar Alimani, regjisor “Pa dyshim që ekziston respekti për punën e kolegëve, por në këtë rast ka specifikë shumë më të veçantë, pasi Tani nuk jeton më. Ai sapo e kishte nisur këtë projekt”, thotë Alimani.

T’i përshtasësh lokacionet e sotme me ato të fillimviteve ‘90 në sheshxhirim për Alimanin nuk ka qenë e lehtë: “Shqipëria nuk ka ruajtur shumë nga këto kultet e sistemit komunist, as për arsye muzeale. Neve na duhej të gjenim kazerma të mëdha për t’i rindërtuar si burgjet e atëhershme”.

Kasti i aktorëve si Viktor Zhusti, Ndriçim Xhepa dhe Xhevdet Ferri ka gjasa t’i japin filmit kartën e suksesit: “Kam ndjekur vijën e Tanit dhe i mbeta besnik aktorëve kryesorë të filmit”.

Top Channel