Viti i Ri kinez në Tiranë

15/01/2017 00:00

Një koncert i parë në melodinë klasike kineze i solli publikut në Tiranë  atmosferën e Vitit të Ri kinez.

Në Universitetin e Arteve, ky koncert u pasurua nga veprat më të njohura të kompozitorëve kinezë për violinë dhe u interpretua nga dirigjenti i Orkestrës Simfonike të Shenzhenit, Lin Daye.

Po ashtu, Ambasada e Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri solli fituesin e Çmimit të 6 të Dirigjentëve Ndërkombëtarë të Konkursit Georg Solti; soliste e instrumentit Pipa nga Konservatori Qendror i Muzikës Zhang Hongyan si dhe violinistin e parë në Orkestrën Filarmonike të Shenzhenit, Guo Shuai.

Me programin e Spring Festival Overture, Little Sisters of Grassland, apo The Butterfly Lovers, në Tiranë, nëpërmjet muzikës, u kremtua kështu festa tradicionale më e rëndësishme për kinezët, ajo e Pranverës, apo e Vitit të Ri, me një histori tre deri në katër mijë vjeçare.

Top Channel