Shkëlzen Berisha: Nuk kam lidhje me Kalajn. S’pati takim

11/01/2017 00:00

Pasi Komisioni Parlamentar Hetimor i drejtuar nga socialistët, shpërndau sot kopje të një e-maili të drejtuesve të CEZ, sipas te cilit implikohet emri i Nuel kalajt direkt me familjarë si dhe më vetë ish-kryeministrin Sali Berisha, reagoi djali i tij.

Në një postim në “Facebook”, Shkëlzen Berisha thotë kjo është seria e re e shpifjeve të “papagallit” të Ramës, siç e quan ai Taulant Ballën, i cili flet mbi një takim që do duhej të ndodhte mes meje, drejtorëve të CEZ dhe Kalaj. “E përsëris që nuk kam asnjë lidhje me z.Kalaj dhe aktivitetin e tij”, deklaron Shkëlzen Berisha.

Djali i ish-kryeministrit thotë se nuk kam patur asnjë kërkesë për një takim të tillë. “Ky takim nuk ka ndodhur kurrë. Falsiteti i këtij takimi mund të provohet lehtësisht duke pyetur personat e përmendur. Është thjesht shpifja e radhës që i serviret publikut nga shpifësi i Ramës”, shton Shkëlzen Berisha.

Po ashtu edhe një ditë më parë, ai akuzon Taulant Ballën për shpifje në lidhje me deklaratat e bëra në hetimin parlamentar për CEZ-in.

Top Channel