“Kërcënimi terrorist”, Serbia rrit sigurinë nëpër ambasada

11/01/2017 00:00

Serbia ka kërkuar ngritjen e nivelit të sigurisë për disa nga ambasadat e saj, pas deklarimeve të shefit të diplomacisë serbe, një ditë më parë se ka informacione të sigurta nga një shërbim perëndimor.

Daçiç ka folur lidhur “me planin e sulmit të një prej ambasadave nga ana e, siç është thënë, terroristëve shqiptarë”, ndaj është kërkuar kujdes, ndërsa nga shtetet ku ato ndodhen siguri më e lartë.

Shtypi serb ka shkruar se, në qendër të vëmendjes duhet të jetë Ambasada e Serbisë në Bruksel. Sipas burimeve serbe, Ministria e Jashtme i ka tërhequr vëmendjen stafit të ambasadave që të kenë kujdes.

Daçiç, në televizionin e Serbisë ka deklaruar se, dihet saktë kush ka bërë planin për këto sulme dhe se ato vijnë si reagim ndaj arrestimit të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Top Channel