Çantat e pranverës

11/01/2017 00:00

Çantat për sezonin pranverë-verë 2017 i dorëzohen fantazisë. Nga pasarelat gjejmë format më të çuditshme, si forma tamburi nga Dolce dhe Gabbana, apo siluetat vintage dhed përmasat e mëdha.

Protagonistë të padiskutueshëm të stinës janë dhe ato me qëndisje apo stampime, si ato të viteve 60-70. Alternativat pra nuk mungojnë. Revista Grazia sjell tendencat për tu parë.

Belt Bag
Për këtë lloj çante u fol shumë dhe në 2016, por kjo do të jetë stina e saj. Janë çantat ebelit, një hibrid interesant mes rripit të mesit dhe çantës së vogël. Në sfiliatat e fundit shumë stilistë i kanë zgjedhur, që nga Emporio Armani në versionin shik dhe xhepat e mëdhenj të Marni.

Red e Retro
Për të jetësur lukun për pranverën mendojnë ato, çantat e kuqe që marrin dizajnin tipi vintage të një zonjushe të mirë. Varianti i Guçi është një homazh edhe për të ardhmen. Ndërsa Celine mban qëndrimin e saj minimal dhe konceptual.

Fantazia
Për sezonin pranverë-verë 2017 stilistët janë zbavitur duke sjellë në pasarelë pak alegri. Shembujt janë të ndryshën si një qenush me ngjyra i Thom Broëne apo tamburi i Dolce dhe Gabbana.

Thekët
Sigurisht thekët kanë dominuar pasarelat. Gjejmë modelin e Emilio Puçi në variantin me shumë ngjyra të Armani, në ngjyrën Blue Navy.

Vintage Handle
Një tjetër dizajn që vjen nga e shkuara si një variant për verën. E lehtë dhe e rafinuar dhe dorezat mund ti zgjidhni prej druri në këtë sezon nga Tory Burch, apo me lëkurë të lehtë nga Miu Miu.

Not big enough
Përmasat për sezonin e ri të 2017 janë të mëdha. Balenciaga ka menduar për një çantë të stërmadhe që mund të transformohet në një kolltuk praktik. Njësoj ka menduar edhe Mulberry. Edhe një klasike si Salvatore Ferragamo i jep hijeshi madhësisë.

Stampimet
Rikthehet tendenca e stampimeve tipike të viteve 60-70, sidomos tek ngjyrat. Më interesante në pasarela kanë qënë ato të Acne Studios dhe ajo e viteve 60 e Prada.Ndërsa Fendi i rikthehet linjave në versionin optik, një model që do ju pëlqejë.

Qëndisjet etnike
Mjeshtëria e tyre është e përpiktë. Janë modelet e Oscar de la Renta dhe Alberta Ferretti, njëri i qëndisur në thurje dhe tjetri në kadife. Ndër më të preferuarat është canta e Valentinos me vrima metalike.

Rikthehet crochet
Janë mjaft verore, me shumë ngjyra dhe nuanca bazike, janë një aksesor i lehtë për tu mbajtur nga mëngjesi në darkë. Në pasarela gjejmë modelet me qëndisje të Peter Pilotto dhe ajo me ngjyra pop të Ports 1961.

FOTO GALERI
2/9
Red e retro

Top Channel