Pasqyra tashmë nuk thotë vetëm kush është më e bukur, por të mëson dhe si të bëhesh e tillë. Pajisja që e bëri ziliqare shtrigën e Borëbardhës u publikua në Ces 2017, eventi më i rëndësishëm i elektronikës në botë.

Në pjesën e dedikuar për bukurinë në këtë event u prezantua edhe një furçë wi-fi dhe një maskë bukurie led, si dhe zgjidhje të ndryshme për ata që kanë humbur flokët.

Në Las Vegas u prezantua edhe ky version i quajtur HiMirror, një pasqyre e aftë për të analizuar lëkurën përmes një fotografie të thjeshtë, për të përcaktuar tipin, praninë e dëmeve, numrin e poreve dhe pikat e kuqe, e më pas të sugjeron produktet që duhet të merrni për përmirësimin apo për një truk perfekt.

Kjo pajisje kushton 259 dollarë dhe në versionin plus, funksionon në sinkron me hiSkin, një tjetër pajisje që mbështetet në lëkurë dhe bën analiza më të detajuara. Me një version më të avancuar mund të shihni se çfarë lloj truku duhet të zgjidhni mes 5 situatave të ndryshme, që nga shëtitja në perëndim deri tek pasditja në zyrë. “Të gjitha këto pajisje të japin informacion që më parë mund ti merrje vetëm me një vizitë te dermatologu”, thuhet në një komunikatë për shtyp.

Top Channel