Moti i keq, Rama: Strukturat e shtetit vijojnë operacionet

09/01/2017 00:00

Kryeministri Edi Rama, përmes një statusi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se strukturat e shtetit po vazhdojnë punën për normalizimin e situatës së krijuar nga moti i keq.

“Vazhdon pa pushim një përpjekje e gjithanshme dhe e mirëkoordinuar mes të gjitha strukturave shtetërore për të lehtësuar sa të jetë e mundur vështirësitë e jashtëzakonshme, që temperaturat më të ulëta prej shumë e shumë vitesh krijojnë në këto ditë janari për qytetarët e për komunitetet”, ka thënë Rama.

Top Channel