E drejta për të mos u shqetësuar nga punëdhënësi jashtë orarit të punës, tashmë mbrohet me ligj në Francë.

I pari ligj i këtij lloji në botë që hyri në fuqi në 1 janar imponon kompanitë me më shumë se 50 punonjës, të lidhin marrëveshje të brendshme që respektojnë të drejtën e punonjësve për të qenë “offline”, apo i shkëputur, pas orarit zyrtar të punës dhe gjatë pushimeve. Ligji u prit me entuziazëm nga ata që deri më tani ishin të detyruar ta kalonin të gjithë ditën pas “smartfonëve” të tyre.

“Sot njerëzit kanë tendencën të jenë gjithë kohës të lidhur pas telefonave. Ky ligj është i rëndësishëm pasi synon të ndihmojë ata që kanë nevojë të shkëputën”, tha Caroline, një shefe ekzekutive.

“Mendoj se është e nevojshme që të këtë dallim mes jetës profesionale dhe asaj private, pasi në shoqërinë e sotme nuk ka një kufi të qartë”, tha Gregoire, tha arkitekt.

Ligji pasoi një studim të zhvilluar në 2015-n me kërkesë të Ministrisë së Punës, i cili nxori në pah se vetëm çereku i menaxherëve të përfshirë në studim i ndërprisnin telefonatat e punës, apo kontrollet e postës elektronike gjatë kohës së lirë. Kjo, sipas ekspertëve, ka pasoja negative pasi ndikon në rritjen e niveleve të stresit dhe nervozizmit.

Top Channel