Ana Frank mund të jetë kapur rastësisht

17/12/2016 00:00

Ana Franku, autorja e ditarit të famshëm që dëshmoi tmerret e holokaustit, mund të mos jetë denoncuar nga policia siç besohej deri më tani, por mund të jetë kapur rastësisht.

Një studim i ri i muzeut të shtëpisë së Ana Frank në Amsterdam vë në dyshim teoritë e mëparshme që përqëndroheshin tek tradhtia, duke pretenduar se nuk është e sigurtë që vajza hebreje dhe familja e saj të jenë denoncuar tek pushtuesit gjerman të Holandës gjatë luftës së Dytë Botërore, duke u arrestuar e deportuar më pas.

Ronald Leopold, drejtor i muzeut thotë se studimi i ri sugjeron se duhet të merren në konsideratë edhe skenare të tjerë. Një teori e mundshme është se policia që gjeti aneksin sekret ku fshiheshin 8 hebrenjtë gjatë një operacioni blic, mund të ketë qënë duke kryer bastisje lidhur me dyshimet për mashtrim me racionet e ushqimeve.
Bastisja në Prinsengracht të Amsterdamit rezultoi me kapjen e 263 hebrejve që u dërguan në kampet e vdekjes së Aushvicit. Ana Frank vdiq në kampin nazist të Bergen-Belsen në moshën 15-vjeçare, pak para se ai të çlirohej nga forcat aleate.

Top Channel