Vlorë, hetim për klonimin e kartave bankare

14/12/2016 00:00

Policia e Vlorës ka nisur hetimet për një grup kriminal që klononte kartat bankare që përdoren nëpër bankomate.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se hetimet nisën pas kallëzimit të bërë nga shtetasi Klodian Hysi, drejtor i një banke.

Sipas burimeve, anëtarët e grupit, ende të paidentifikuar, vinin në bankomate një pajisje elektronike skanimi, e cila kopionte të dhënat e kartave.

Top Channel