150-vjetori i lindjes së shkrimtarit Ndre Mjeda është kujtuar në Bibliotekën Kombëtare përmes një konference shkencore me pjesëmarres studiues, akademikë, por edhe lexues të rinj.

Në këtë 150-vjetor, studiuesi, kritiku e akademiku Sabri Hamiti sjell për lexuesin monografinë e lirikut letrar Mjeda, për shkrimin e së cilës i janë dashur plot 45 vite punë.

“Ky libër që kam bërë për Mjedën, vërtetë është leximi i këtij autori në një kalendar që mbi 34-35 vjet. Kjo tregon që të bëjë shumë më tepër se një lexim sistematik sesa me një lexim sistemor. Janë tekste të komunikimit të dy qënieve, një tip dialog i kritikës që rrok mosha dhe periudha të ndryshme”, deklaroi kritiku Sabri Hamiti.

Në Bibliotekën Kombëtare u prezantuan edhe veprat e Mjedës që prej shkrimeve të para dhe veprat që e kanë shoqëruar në rrugëtimin e tij në botën e letrave, si edhe botime të tjera të cilat panë drite pas vdekjes së tij, një pjesë e mirë e të cilave prezantohen për herë të parë për lexuesin shqiptar.

Top Channel