Lakrat shiten lirë, fermerët po shkatërrojnë prodhimin

13/12/2016 00:00

Çdo dite, fermerët që shesin lakra në tregun e shumices në Divjakë kthehen sërish  të ngarkuar në shtëpi. Ata ankohen se lakrat e bardha nuk u shitën në treg.

Një kilogramë lakër këtë vit kushton 4 deri në 6 lekë, ndërsa një vit më parë arrinte dhe 30 lek për kilogramë.

Një pjesë e fermerëve kanë vendosur ta punojë tokën, duke shkatërruar  prodhimin ekzistues, pasi u duhet të fillojnë punën për të mbjellë një tjetër kulturë.

Grumbulluesit e prodhimeve bujqesore shprehen jashte kamerave se kjo gjendje është shkaktuar pasi tregjet e vendeve ku Shqipëria eksporton janë të tejmbushura në këtë kohë me prodhimet e veta.

Ata fajësojnë dhe fermerët, që sipas tyre nuk i mbjellin kulturat e duhura në kohën e përshtatshme.

Top Channel