Dhunon nënën, ish-trafikanti arrestohet nga policia

13/12/2016 00:00

Një 46 vjeçar u arrestua në Delvinë, për shkak se ushtroi dhunë fizike  ndaj nënës së tij.

Sipas policisë, kjo nuk ishte hera e parë që Artan Braho, banor i lagjes “Sinan Ballaci” në Delvinë, e rrihte nënën e tij.

63-vjeçarja ka pësuar fraktura në trup. Artan Bahoja është kthyer nga Greqia, ku  ka qenë i dënuar me 20 vite burg  për  trafik të lëndëve narkotike.

Top Channel