Ditët e Albanologjisë, hapet të hënën në Akademinë e Shkencave

11/12/2016 00:00

Ditët e Albanologjisë tashmë janë bërë një traditë për Qendrën e Studimeve Albanologjike dhe institutet përbërëse. Si ai i arkeologjisë, i historisë, i gjuhë-letërsisë, kulturës popullore dhe qendrës së artit.

Duke filluar nga 12 dhjetori, Ditët e Albanologjisë do të zhvillohen, pranë Akademisë së Shkencave.

“Këtë vit ne kemi për të promovuar 25 botime. Secila nga këto institute do të ketë promovimin e dy revistave që mbulon secila dhe pjesa tjetër monografi, përmbledhje studimesh, botime dokumentare”, u shpreh Prof. Dr. Mareglen Vërli, Drejtor i Qendrës së Studimeve Albanologjike, akademik.

Rreth 180 botime kanë dalë nga kjo qendër, që prej 2009-s. Dhe kjo punë ende vijon.

“Është një bilanc pavarësisht vështirësive që ka pasur ky vit. Sepse ka qenë një vit ku ne kemi qenë pa status, pasi për ne nuk është kryer ende reforma. Studiuesit me pasion kanë arritur edhe këtë vit mjaft rezultate”, tha Prof. Dr. Mareglen Verli.

Profesor Verli thekson rëndësinë e studimeve të kësaj qendre në identitetin tonë kombëtar.

Qendra e Studimeve Albanologjike Dd të prezantojë dhe do të bëjë propagandën e vet për një prodhim që është i domosdoshëm. Është pasaporta e shtetit që del nga studimet e kësaj kategorie. Është adrenalina e kombit dhe si të gjithë kombet edhe ne kemi nevojë për këtë”, shtoi Prof. Dr. Mareglen Verli.

Studiuesit ende vijojnë të kërkojnë përmirësim në kushtet e punës dhe kapacitet modeste, por edhe përmirësimit financiar.

Top Channel