Vlerësimi për krijuesit që kontribuojnë në formësimin dhe ruajtjen e kulturës shqipe është traditë nga qendra PEN.

Çmimet “PEN Albania 2016” kanë bërë bashkë njerëz të kulturës, letërsisë, gjuhës, përkthimit, studimeve albanologjike, pavarësish kufijve gjuhësorë dhe politikë në vend.

Shkrimtari shqiptar i vitit u vlerësua Ridvan Dibra.

Luljeta Lleshanakut ju dha çmimi si poetja e vitit. “Theksoi faktin që është privilegj për mua që ky çmim jepet nga PEN”, tha shkrimtarja.

Gazetarja Beti Njuma u vlerësua nga kjo qendër si përkthyesja e vitit, për sjelljen në shqip të dy veprave të Giorgio Bassanit.

“Për të gjitha veprat letrare të përkthyera dhe me modesti nuk shfaqet asnjëherë si përkthyese, por si një njeri që hap derën për të gjithë krijuesit, për të gjithë librat, për të gjithë autorët, për të gjithë studiuesit në “Vitrinën e Librit” në Top Channel”, u shpreh Entela Kasi nga PEN Albania.

Duke qenë se kam 9 vite që merrem çdo javë me rubrikën time “Vitrina e Librit” dhe përcjell çdo javë shkrimtarë dhe përkthyes shumë të mirë. Dhe mes këtyre përkthyesve që janë me të vërtetë shumë të mirë, ndjehem e nderuar që është përzgjedhur emri im të marr këtë çmim”, tha Beti Njuma, gazetare.

Ndërsa Dorian Koçi u vlerësua studiuesi i vitit, për kontributin e tij në albanologji. “Është një vlerësim që na inkurajon më tepër të ecur përpara dhe për të evidentuar të gjitha problemet”, tha Koçi.

Përveç mirënjohjeve në programin “New Voices” të PEN ishte fitues si Poeti i Ri, Elvi Proko.

Top Channel