Bashkia e Tiranës ndez dritat e pemës së festave të fundvitit

06/12/2016 00:00

Në Tiranë kanë mbërritur zyrtarisht festat e fundvsitit. Në sheshin “Nënë Tereza” u ndezën dritat e pemës së Krishtlindjes dhe të Vitit të Ri. Atmosfera filloi me bandën frymore, e cila luajti një muzikë të përzgjedhur, si dhe nga kori i Liceut Artistik “Jordan Misja”, ndërsa pema gjigande ishte e rrethuar jo vetëm nga fëmijë të vegjël, por edhe nga qytetarë të tjerë, që e ndoqën nga afër këtë ngjarje.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, ndezi dritat e pemës dhe u bëri thirrjeqytetarëve qëkëtë fundvit të ndihmojnë njerëzit në nevojë.

“Jemi shumë të lumtur që kjo stinë festash e gjen Tiranën më të pastër e më të bukur. E gjen Tiranën një kantier pune dhe mezi pres që këtë fundvit të jemi të gjithë bashkë. Do doja t’u bëj thirrje të gjithëve, që brenda mundësive, të ndihmoni njerëz që janë në nevojë, të cilët kanë nevojë për dashuri, për një vakt të ngrohtë, të vizitonitë afërmit tuaj, njerëzit në qendrat tona sociale, në shtëpitë e fëmijës ose në shtëpitë e të moshuarve”, tha Veliaj,sepse shtoi ai, është e rëndësishme që përveç festimeve,qytetin ta përshkojëedhe një valë solidariteti.

“Të japim të gjithë një dorë, pasi është e rëndësishme që të gjithë të japim sa mundemi, që e gjithë Tirana, pavarësisht kushteve ekonomike, rrethanave, të gëzojë këtë fundvit”, tha ai. Veliaj u shpreh se Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë aktivitetesh për festa, ndërsa falenderoi edhe biznesetqë një pjesë të fitimeve të tyre, ia kanë kthyer mbrapsht qytetit duke e zbukuruar atë.

“Jemi të lumtur që do të hapim “Fshatin e Festave”, ku ashtu si vjet, ka aktivitete pa fund për fëmijët, shtëpizat prej druri, lodrat e pistën e patinazhit. Por, më vjen mirë që gjithashtu,edhe zona të tjera në të gjitha cepat e Tiranës do të zbukurohen. Dua të falenderoj të gjithë ato kompani dhe biznese që një pjesë të fitimeve të tyre ia kanë kthyer mbrapsht qytetit duke e zbukuruar atë. Do të kemi aktivitete nga Liqeni, aktivitete në Bulevardin kryesor, ku disa statuja fantastike kanë ardhur nga Italia, të krijuara nga një mjeshtër shumë të njohur. Gëzuar festat, një muaj i begatë për të gjithë!”, përfundoi kryebashkiaku Veliaj.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel