Aksidentohet 45-vjeçari në aksin Shkodër-Koplik, lëvizte me biçikletë

06/12/2016 00:00

Një aksident me pasojë plagosjen rëndë të një personi që lëvizte me biçikletë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në aksin rrugor Shkodër-Koplik pranë fshatit Shtoj.

Automjeti që ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes duke e lënë të dëmtuarin të shtrirë anës e rrugës.

Sipas policisë, i aksidentuari është i moshës 45-vjeç me iniciale Z.Gj. nga Shkodra.

Mësohet se 45-vjeçari ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal të Shkodrës në gjendje kritike për jetën.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen dhe identifikimin e autorit të kësaj ngjarje.

Top Channel