“Një gur gabim”, shfaqje në Teatrin Kombëtar

03/12/2016 00:00

“Një gur gabim”. Kështu titullohet shfaqja që vihet në skenë në Teatrin Kombëtar ekperimental “Spahi Vogli”. Një bashkëproduksion ky me teatrin grek në Athinë dhe vjen për artdashësit në dy gjuhë ku interpreton aktorja Luiza Xhuvani.

“Fakti që luhet në të dy gjuhët i ka dhënë dhe më dinamizëm këtij ritmi. Vështirë të luash në dy gjuhë po janë dyingranazhe që i vë në lëvizje i njëjti motor, e njëjta dramë. Thjesht një rrugëtim prej 60 minutash mes ëndrrës dhe realitetit ku shfaqen këto karaktere, probleme që kanë brezat pak delikate, sepse e kanë ndërtuar këtë marrëdhënie mbi një mashtrim”, tha Luiza Xhuvani, aktore.
 
Vënia në skenë e kësaj shfaqje duke ndërthurur gjuhën greke dhe atë shqipe për drejtorin e Teatrit është një eksperiencë e re.

“Do ta perifrazoja si një vallëzim i dy gjuhëve në skenën teatrore, si vallëzim i dy familjeve, një shqiptare dhe një greke që kanë të njëjtat probleme e të njëjtat përpëlitje”, tha Kicco Londo.

“Një gur gabim” është shfaqja e 7 që vihet në skenë nga 23 shfaqjet e planifikuara për stinën teatrore 2016-2017 në teatrin eksperimental.

Top Channel