Durrës, ndalohet pronari i kamionit me 190 kg kanabis

02/12/2016 00:00

Pronari i kamionit që u zbulua dje në Portin e Durrësit me 190 kilogramë kanabis sativa u ndalua sot nga policia.

Erjon Jovani, 32 vjeç, banor i Durrësit, dyshohet se në bashkëpunim me drejtuesin e kamionit, Erblin Tuka, i arrestuar në flagrancë, kanë tentuar të trafikojnë drejt Italisë lëndën narkotike. 

Mjeti me 158 pako kanabis u kontrollua në skaner, pas dyshimeve të policisë në vijën e dytë të kontrollit portual.
 
Kjo ishte sasia e dytë e madhe e zbuluar në këtë port brenda pak ditësh. Më 28 nëntor, 700 kg kanabis u zbuluan në një tjetër kamion që i përkiste një firme fasone, e cila po transportonte  mallra në Itali.

Top Channel