Avaria në derbi, OSHEE: Faji i organizatorëve

01/12/2016 00:00

Për shkak të një defekti në nënstacionin “Qendër” disa fidra janë stakuar duke lënë pa energji elektrike një pjesë të qendrës së Tiranës. OSHEE ka sqaruar se po punohet për rikthimin e energjisë elektrike përmes linjave të tjera unazë të lidhura me Nënstacione të tjera të Tiranës.

‎Duket se ky defekt u bë shkak që derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të ndërpitet pasi ikën dritat në “Selam Stërmasi”. OSHEE ka kërkuar falje, por shton se nuk ka marrë asnjë njoftim paraprak për mëbshtetje.

“Në rastin e ndeshjes së futbollit, OSHEE shpreh keqardhje për situatën e krijuar, por sqaron se nga ana e organizatorëve nuk ka marrë asnjë njoftim për mbështetje shtesë me energji elektrike”, thuhet në deklaratë.

OSHEE u ka bërë të ditur çdo institucioni që të njoftojnë kompaninë e shpërndarjes për çdo event të mundshëm për marrjen e masave shtesë, siç janë lidhjet me linja të tjera ose vendosja e gjeneratorit.

Top Channel