Panairi i Artizanateve në Kukës
26/11/2016 00:00
Një panair i çelur në Muzeun Etnografik të Kukësit me punime artizanale e veshje tradicionale të krahinave të Lumës dhe Kosovës, janë shenjat e një mbijetese dhe përpjekjeve që po bëhen për ruajtjen e vlerave autentike dhe tradicionale të zonës.
Artizanet pjesëmarrëse thonë se ende mundohen të mbajnë traditën gjallë dhe punojnë në këtë zanat, ndërsa panairet mbeten e vetmja mundësi për të ringjallur traditën.
Në Kukës dhe Kosovë prej më shumë se dy dekadash, tradita e punimit me dorë po mbijteton vetëm falë disa sipërmarrjeve të vogla si një mjet punësimi e fitimi.
Ky panair mblodhi rreth vetes artizane të Lumës dhe Hasit, Dragashit, Suharekës e Prizrenit.
Top Channel