Durrës, kapet banda e hajdutëve të shtëpive

26/11/2016 00:00

Policia e Durrësit ka arrestuar 4 persona të cilët vidhnin banesa.  Dorian Deda 18 vjeç, Artur Prenga 21,  Alban Kaçorri 19 dhe  Lek Kaçorri 49 vjeç, të gjithë banues në Durrës akuzohen për  një seri  vjedhjesh në lagjen Nr.15 të këtij qyteti.

Policia ka  dokumentuar të paktën 8 vjedhje, kryesisht në banesa.  Ata merrnin  laptopë, bizhuteri, sende  elektroshtëpiake; si televizorë dhe telefona, por dhe shuma parash, më e madhja, 50 mijë lekë.

Policia u ka sekuestruar  gur fresibël dhe sende të tjera që të ndaluarit i përdornin për të thyer bravat.

Top Channel