Zhvendosja e nënstacionit, OSHEE: Ndërprerje në disa zona

25/11/2016 00:00

Punimet për vendosjen e nënstacionit të qendrës po përfundojnë, por Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se përgjatë 24 orëve në vijim mund të ketë shkëputje të vogla në disa zona.

Sipas OSHEE, bëhet fjalë për zona në qendër të kryeqytetit si rruga “Dervish Hima”, rruga “Qemal Stafa”, pranë Gardës, rruga “Dora Distria”, rruga e Elbasanit, rruga “Themistokli Gërmenji”, pranë TVSH-së, rruga “Dëshmorët e 4 shkurtit”, rruga “Vaso Pasha”, “Lidhja e Prizërenit” dhe bulevardi “Zogu i Parë”.

Gjithësesi, ndërsa kërkon mirëkuptimin e qytetarëve, OSHEE njofton se brenda fundjavës të gjitha fidrat që furnizojnë qendrën e Tiranës do të jenë të lidhura dhe situata do të normalizohet.

Ndërkohë, 80% e konsumatorëve që marrin energji nga ky nënstacion po furnizohen normalisht. Zyrtarisht, punimet për nënstacionin qendër duhet të përfundojnë brenda 15 dhjetorit.

Top Channel