Për të dytin vit radhazi, David Kryemadhi është fitues i konkursit “Novelat Grafike” organizuar nga Ministria e Kulturës. Nje gjini pak e lëvruar në vendin tonë teknika e grafikës, gjë që e bën edhe më të vështire tregun e artistëve si Davidi.

“Për mua çmimi do të thotë shumë, por më tepër se çmimi do të thotë pjesëmarrja, pasi kjo tregon që ka hyrë si zhanër në Shqipëri ilustrimi. Kam studiuar në Milano, ku ka qenë dhe është më e thjeshtë të lëvrohet si zhanër sepse është në treg, por gjithmonë kam dashur ta fus në Shqipëri. Ka dy anë: është e vështirë sepse është gjini pak e njohur, por edhe e lehtë sepse ne jemi pak dhe e kemi disi më të lehtë ta fusim si zhanër”, thotë David Kryemadhi, fitues i edicionit të tretë të “Novelat Grafike”.

“Përrallë nga e kaluara”, “E bija e hënës dhe e diellit” apo “Ora e maleve” ishin disa nga tematikat që ngacmuan të rinjtë të merrnin pjesë në konkurs. Davidi e bazoi grafikën e tij mbi Besën e Konstandinit.

“Titulli i novelës time grafike është “Besa e Kostandinit”. E kam punuar me një stil të veçantë. Gjithçka është ilustruar me laps rapitograf dhe mjete të tjera, ndërsa ngjyrosja është shumë e veçantë sepse është bërë me kafenë që pihet”, shton ai.

Në vendin e dyte u rendit grafika e Alida Boshnjakut, ndërsa Gjergji Zhuka u vlerësua me çmimin e tretë.

Top Channel