“Tullumbacja e lumturisë”

20/11/2016 00:00

Dhuna në familje dhe sidomos pasojat te fëmijët janë një problem jo vetëm shqiptar. “Tullumbacja e lumturisë” është një libër me figura për fëmijë që tregon se si fëmijët duhet të kërkojnë ndihmë dhe të mos ndjehen fajtorë për ato që ndodhin në shtëpi mes prindërve.

Libri i përkthyer nga gjermanishtja nga Noljan Lole u flet fëmijëve të mitur, por përmban edhe një udhëzues për mësuesit dhe edukatoret se si duhet të sillen me fëmijë të ardhur nga këto situata. Libri është fryt i përvojës më të mirë gjermane dhe zvicerane në këtë fushë dhe vjen në një moment kur edhe në Shqipëri po ndryshon ligji për mbrojtjen e fëmijëve.

Përkthimi i librit u mbështet nga Ministria e Kulturës në kuadër të programit edukimi përmes librit dhe do të përdoret për të trajnuar punonjësit socialë, mësuesit dhe ata të qendrave komunitare.

Top Channel