Oda Dibrane për të tretin vit me radhë çeli siparin si një festival folklorik mbarëkombëtar që organizohet në dy qytete, në Peshkopi dhe në Dibrën e Madhe në Maqedoni.

Artistët shqiptarë nga të gjitha trevat të përfaqësuar në 19  grupe konkurojnë në tri netët e festivalit, një prej të cilave u zhvillua në Dibër të Madhe. Dy të tjerat  vijojnë në në Bashkinë e Dibrës në Shqipëri.

Dy kryetarët,  ai i Komunes Diber e Madhe, Rruzhdi  Lata dhe ai i Bashkise Dibër,  Muharem Rama u uruan mirëseardhjen artistëve nga të gjitha trevat shqiptare.

Ky festival, ndër më jetëgjatët e llojit të tij, është në edicionin e 22-të.

“E veçanta është që për të tretin vit organizohet edhe në Dibër të Madhe, që do të thotë se ne ende mendojmë njësoj”, thotë Veli Vraniçi, drejtori i Festivalit Oda Dibrane.

Oda Dibrane bashkë me emrin që i referohet dhomës tradicionale të pritjes, ku ndër të tjera thureshin këngët epike, prej vitesh mban gjallë  traditën  foklorike, duke u organizuar edhe në trevat shqipfolëse të mbetura jashtë kufirit shtetëror.

Top Channel