Shpërthimi i automjetit në Durrës, policia shoqëron 14 persona

15/11/2016 00:00

Policia e Durrësit ka shoqëruar 14 persona për vënien e tritolit në automjetin e zëvendësdrejtorit të ALUIZNI-t në Durrës, Gerti Aleksi.

Automjeti tip “Land Rover” ishte parkuar poshtë pallatit ku jeton Aleksi në çastin e shpërthimit, i cili shkaktoi vetëm dëme materiale.

Zyrtarisht, Drejtoria e Policisë vendore Durrës bëri të ditur se automjeti është në pronësi të një shtetasi me inicialet A.S., person që nuk figuron me precedentë penalë dhe që nuk ka asnjë funksion publik në qytet, duke shmangur publikimin e identitetit të personit që prej kohësh kishte në përdorim mjetin.

Hetimet janë përqendruar kryesisht në konfliktet e mundshme të Aleksit për shkak të detyrës që ai ushtron, pasi nga vetëdeklarimi i tij nuk rezulton të ketë konflikte personale.

Top Channel