Pasojat e motit, riparohen defektet në disa zona të vendit

12/11/2016 00:00

Në disa nga zonat e vendit, të prekura nga moti i keq që ka shkaktuar dëme të shumta, është rikthyer energjia elektrike.

Lajmin e ka bërë të ditur Operatori i Shpërndarjes së Energjisë. Në një njoftim për shtyp thuhet se, energjia është kthyer në këto zona:

Rajoni Tiranë, në Mullet, Sauk dhe pjesërisht në Paskuqan;
Rajoni Durrës, zona Romanat;
Rajoni Vlorë, Gorisht;
Rajoni Kukës, Lekbibaj dhe pjesërisht në Fajzes;
Rajoni Korçë, në zonat Buçimas dhe Leskovik;
Rajoni Burrel, në zonën e Shupenzës;
Rajoni Shkodër, në zonën e Zuesit.

Në njoftimin zyrtar thuhet më tej se, grupet gatishme po punojnë për riparimin sa më shpejt të defekteve në fiderat e mbetur.

Top Channel