Veliaj: “Universiada”, vitin e ardhshëm në Parkun e ri Olimpik

11/11/2016 00:00

Universiada, aktivitetet sportiv i organizuar mes universiteteve të vendit, vitin e ardhshëm do të zhvillohet tek parku i ri Olimpik. Kështu bëri të ditur kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në nisje të garës “Universiada 2016”.

“Vitin tjetër ‘Universiada’ do të jetë te ‘Parku Olimpik’,  që do të jetë hapësira më fantastike, moderne që ne kemi, ndoshta një nga parqet olimpike më të bukura në rajon dhe do të kemi realisht ndeshje dhe lojëra cilësore. Dua t’ju ftoj të gjithëve, një vit si sot, për “Universiadën” e dytë, ku do të takohemi të gjithë te “Parku Olimpik” pranë Liqenit të Tiranës”, tha ai.

Dita e parë aktivitetit u zhvillua në ambientet e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, si dhe në Sallën e Lojërave pranë Universitetit të Sporteve Tiranë, ndërsa dita e dytë pranë kompleksit “Tirana” në afërsi të Ish-Frigoriferit Tiranë.

Top Channel