Shitësit ambulantë të duhanit përplasen me Antikontrabandën

11/11/2016 00:00

Shitësit e duhanit janë përplasur me punonjësit e Antikontrabandës në Shkodër gjatë një aksioni për sekuestrimin e mallit të palicencuar.

Njëri prej zyrtarëve ka nxjerrë armën për të sprapsur shitësit, të cilët iu sulën  makinës ku ishte futur sasia e sekuestruar e duhanit.
 
Konflikti kishte  nisur në momentin kur shitësve iu kërkuan licencat tregtare të duhanit për ushtrimin e aktivitetit  me mallra akcize. 

Pas largimit të punonjësve me mallin pa akcize që iu sekuestrua tregtarëve që shesin duhan në trotuarin e rrugës pranë vendit të njohur si “Tregu i Rusit”, situata u qetësua.

Ndërkohë, në rrugë mbetën qytetarët që mblidhnin duhanin e rënë përtokë nga përplasja mes tregtarëve dhe punonjësve të Antikontrabandës.

Top Channel