Klosi: Liçencimi i psikologëve, pas rregjistrimit në “Urdhër”

11/11/2016 00:00

Nga Universiteti Aleksandër Xhuvani në Durrës, Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë nisi procesin e ngritjes së “Urdhrit të Psikologut”.

Si çdo profesion tjetër, edhe ky profil do të jetë i grupuar dhe rregulluar nën këtë urdhër për të patur të drejtën e ushtrimit.

Ministri Blendi Klosi, në fjalën e tij e vuri theksin tek rëndësia dhe nevoja për të patur më shumë të pranishëm në shkollë, kopshte, qëndra, apo në komunitet psikologë dhe punonjës socialë.

Duke e cilësuar historike për fushën e shërbimeve ngritjen e dy urdhërave, atë të psikologut dhe punonjësit social, ministri Klosi foli për Paktin Kombëtar të Mirëqënies Sociale që dikasteri i tij po përgatit dhe do të shpallë brenda pak kohësh.

Pakti në fjalë do të grupojë për herë të parë nën një paketë të vetme të gjitha shërbimet e ofruara në nivel qëndror e vendor nga organizatat e donatorëve dhe kontribues të tjerë për të maksimizuar shërbimet për kategoritë vulnerabël.

Top Channel