Çelet Panairi i 19 i Librit

09/11/2016 00:00

Festa e librit ka nisur zyrtarisht në Pallatin e Kongreseve, një aktivitet që do të zgjasë deri në datën 13 nëntor.

Edicioni i 19 do t’i kushtojë vëmendje përkthimeve nga gjuhë pak të përhapura si edhe botimeve në gjuhën kineze, si risi të këtij viti.

“Risi për këtë vit është konferenca që do të mbahet për përkthimet në gjuhën pak të njohura si edhe të premten që prezantohen për herë të parë përkthimet nga gjuha kineze dhe bashkëpunimi me republikën popullore kineze”, tha Petrit Ymeri, Besnik Mustafaj.

Janë rreth 90 shtëpi botuese, të cilat prezantojnë për lexuesin kryesisht tituj të rinj, ndërsa vihet re dukshëm dominimi i autorëve të huaj.

“Për herë të parë në do të sjellim në shqip një nga biografitë më të mira të shkruara për një nga figurat kyçe të letërsisë ruse siç është Majakovski. Në stendën e botimeve “Saras” dominon dukshëm letërsia shqipe me Veton Surroin dhe Mustafa Nano”, shprehet Alda Bardhyli, kryeredaktore e botimeve “Saras”.

“Për fat të keq botimet nga autorë shqiptarë zënë vetëm 1 ose 2 përqind. Unë dua të përmend këtu 5 librat e autorit Vili Minarolli, por që një vend të rëndësishëm zënë autorë të tjerë europian”, thotë Jeta Hamzallari, redaktore.

“Ne jemi barazim. Kemi dy autorë kryesorë të huaj, “Mikesha Gjeniale” nga  Elena Ferrante dhe “Muza e Haresë””, thotë Loreta Berhami, botuese.

Letërsia shqipe vijon të shihet ende me skepticizëm.

“Një pjesë e autorëve që janë vetëbotuar nuk e kanë ndihmuar këtë lloj skepticizmi. Gjërat po ndryshojnë”, tha Loreta Berhami.

“Letrësia europiane ka ndoshta nivelet që lexuesi ynë parapëlqen”, thotë Hamzallari.

“Ndoshta është edhe politika e secilës shtëpi botuese, por sigurisht që nuk duhet vlerësuar edhe letërsia shqipe, e cila po premton dhe po futet në një rrugë të mirë”, thotë Arlinda Dudaj.

“Pozitive në këtë panair është një rikthim tek letrat shqipe, e cila ka munguar dhe është dominuar nga letërsia e huaj”, shprehet Alda Bardhyli.

Top Channel