Jetëshkrimi i Sevasti Qiriazit

07/11/2016 00:00

Në 23 tetor 1891, në një shtëpi të marrë me qira pranë pran Kishës Ortodokse të Shën Gjergjit në Korçë, u çel nga Sevasti Qiriazi, shkolla e parë e vashave në Shqipëri. Që ajo kohë kanë kaluar 125 vjet e ky personalitet në historinë tonë ka patur dritë hijet e veta. Ndërsa sot, ajo flet vetë nëpërmjet jetëshkrimit të pabotuar asnjëherë të saj, nga Sevastie Qiriazi Dako, që vjen për herë të parë për lexuesin shqiptar, nga Instituti për Studime Shqiptare dhe Protestane.

“Është marramendëse që ajo ka përfunduar jetëshkrimin e saj në vitin 1938 në anglisht dhe për gjithë këto vite këto kujtime kanë qenë në disa arkiva”, shprehet Davis Hosaflook, drejtor i Institutit për Studime Shqiptare dhe Protestane.

“Sevastie Qiriazi ka qenë gruaja e vetme e pranishme në Konferencën e Paqes”.

Disa sende të sajat, dorëshkrime apo kartolina janë përmbledhur në një miniekspozite, që rrëfen detaje nga jeta kësaj rilindase. Ajo që mori pjesë në luftën për vetëvendosje apo pavarësinë e Shqipërisë, transmeton sot modelin e një heroine që çdo grua shqiptare duhet ta ketë parasysh.

“Heronj quhen ata që sakrifikojnë veten për të tjerët e jo ata që sakrifikojnë vetveten për të tjerët”, shprehet Davis Hosaflook.

Studiuesi amerikan Xhon Kuarud, sjell gjithashtu për herë të parë për publikun shqiptar, një botim për jetën dhe veprimtarinë e Gjerasim Qiriazit.

Ndërsa në mbrëmjen e së hënës kreu i bashkisë Erion Veliaj, nderoi figurën e Sevasti Qiriazit me urdhrin “Simbol i qytetit”. Për gruan që habiti Europën, së shpejti do të ketë edhe një bust.

Top Channel