Çmimet për shkencëtarët

04/11/2016 00:00

Për të bërë diferencimin në prurjet e shumta shkencore në fusha të ndryshme, Akademia e Shkencave do të ndajë për herë të parë katër çmime kombëtare vjetore.

“Çmimet kombëtare shkencore janë: Çmimi shkencor ‘Eqerem Çabej’ në fushën e shkencave albanologjike; çmimi ‘Petrit Radovicka’ në fushën e veprave natyrore dhe teknike; çmimi i karrierës akademike dhe çmimi për kërkuesin e ri më të suksesshëm”, u shpreh kryetar i Akademisë së Shkencave,
Muzafer Korkuti.

Aplikimet e çelura do të mbyllen në fund të këtij viti, ndërsa konkurrentët mund të aplikojnë individualisht ose nëpërmjet institucioneve. Në muajin janar të vitit të ardhshëm do të shpallen edhe 3 propozime për secilën kategori, nga ku do të përzgjidhet edhe fituesi. Më shumë se çmimi, vlera qëndron në jurinë e akademikëve që do të përzgjedhin punimet.

“Çmimi përfshin edhe vlerë monetarë, por ajo që është e rëndësishme është se ky çmim i dhënë nga Akademia e Shkencave, ka një vlerë shumë të madhe sidomos për kërkuesit e rinj. Të mbash një titull të tillë dhënë nga akademia”, vijoi Korkurti.

Çmimet shkencore kombëtare do të kthehen në një traditë të përvitshme për të vlerësuar botimet shkencore brenda një viti.

Top Channel