Edhe pse vijon të jetë në burg, një ish-balerin i Teatrit të famshëm rus të Bolshoit, i është rikthyer  provave skenike.

Pavel Dmitrichenko vuan ende dënimin, pasi në dhjetor të vitit 2013 ai sulmoi drejtorin artistik të Teatrit Bolshoi, Sergei Filin, duke i hedhur acid sulfurik në fytyrë. Arsyeja e sulmit që e kreu në bashkëpunim me dy persona të tjerë, një shofer dhe djalin që hodhi acidin kundrejt Filin, mendohet se ishte inat personal.

Gjatë kohës që ish-protagonisti i veprave të njohura skenike është në qeli, duket se e ndien shumë mungesën e baletit dhe të muzikës, ndaj kishte bërë kërkesën që të ndiqte në teatër provat që trupa e Bolshoit bën çdo mëngjes. Por nuk dihet nëse kur të mbarojë dënimin në vitin 2019, Dmitrichenko do të fillojë sërish punë atje.

Pas sulmit, ish-drejtori i tij Filin ka ngelur pjesërisht i verbër. Kontrata si drejtor artistik i teatrit mbaroi në vitin 2015, por ai vijon të jetë ende pjesë e stafit atje. Me profesion ish-balerin, drejtori që u sulmua nga vartësi i tij me acid sulfurik, drejton grupin koreografik të të rinjve në Bolshoi.

Tashmë Dmitrichenko dhe ish-drejtori Filin do të duhet të ndajnë sërish ambientet artistike të një prej objekteve më të mëdha kulturore në vend.

Top Channel