Veliaj: Giusy Ferreri në Tiranë për Natën e Bardhë

01/11/2016 00:00

Nëntori për shqiptarët është muaji i festave, pasi në të kremtojmë Ditën e Pavarësisë dhe Ditën e Çlirimit. Por jo vetëm kaq, për Tiranën në mënyrë të veçantë është bërë traditë tashmë edhe festimi i “Natës së Bardhë”.

Por këtë vit Nata e Bardhë duket se do jetë më e bukur se kurë më parë, pasi në Tiranë do vij edhe një nga këngëtaret më të mira italiane, Giusy Ferreri. Lajmin e bënë të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka gjetur pikërisht një nga këngët hit të Ferrerit për të uruar edhe ardhjen e muajit nëntor.

“Ju përshëndes me këtë këngë, NENTOR të mbarë. Për Natën e Bardhë do e kemi në Tiranë”, shkruan kryebashkiaku Veliaj në Twitter ndërsa poston edhe linkun këngës “Novembre” të Giusy Ferrerit.

Top Channel