Halloweeni i fundit në Shtëpinë e Bardhë

01/11/2016 00:00

Halloweeni i fundit në Shtëpinë e Bardhë për Presidentin Obama dhe Zonjën e Parë, Michelle ishte një festë e mbushur me argëtim, humor, ushqime të shijshme, muzikë dhe kërcim. Më shumë se 4 mijë njerëz, më së shumti fëmijë të ushtarakëve amerikanë dhe ata të zonës, u mikpriten me ngrohtësi nga familja Obama.

“Të gjithë ju djema dhe vajza dukeni kaq bukur, kaq të frikshëm ose çfarëdo që doni të dukeni. Shpresoj që prindërit tuaj sot mos t’i kushtojnë shumë vëmendje Michelle dhe ushqyerjes së shëndetshme”, tha në fjalën përshëndetëse Presidenti Obama.

Edhe Zonja e Parë duket se ra dakort.

“Ëmbëlsira për të gjithë!”, tha ajo.

Kur Presidenti Obama pa nipin e tij të veshur si artisti i ndjerë Prince, nisi të këndojë këngën e tij hit, “Purple Rain”. Por nuk munguan as lëvizjet e Michael Jackson, të cilat çifti Obama i kërceu nën ritmin e këngës “Thriller”.

Top Channel